Yamal ‘shpërthen’ ndaj Realit: Vjedhin dhe pastaj ankohen

by Nexhat

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka bërë një deklaratë të bujshme që pritet të shkaktojë shumë reagime në Spanjë.

Gjatë një interviste për podcast-in “Chup Chup” të themeluesit të “Kings League”, Ibai Llanos, talenti blaugrana e ka krahasuar Real Madridin me një nga skuadrat pjesëmarrëse në këtë ligë, duke e cilësuar si “ekip që vjedh dhe pastaj ankohet”.

banner

“E vërtetë, sepse vjedhin dhe ankohen,” tha Yamal me humor.

Kjo deklaratë u prit me të qeshura në studio, por pritet të hapë një debat të gjerë mes tifozëve të Barcelonës dhe Real Madridit.

Më tej, Llanos ia kujtoi Yamal-it se do t’i duhej të përpiqej më shumë për të shënuar ndaj Realit, ndërsa lojtari 17-vjeçar u përgjigj me një thumb të qartë: “Herën e fundit që kemi luajtur në kampionat në ‘Bernabeu’ përfundoi 4-0 për ne, besoj e mban mend?”.

Deklarata e Yamal vjen në një periudhë të ngarkuar para ‘El Clasico-s së ardhshëm, duke ndezur edhe më shumë rivalitetin e përjetshëm mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy