Zelensky takohet me Mbretin Charles III në Londër, ja se çfarë kërkon nga aleatët e NATO-s

by informim peje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti këtë të premte në Londër për të marrë pjesë në mbledhjen e aleatëve të NATO-s.

Lideri ukrainas u takua me liderët europianë, por edhe me Mbretin Charles III, i cili organizoi një pritje.

banner

Zelensky i bëri thirrje aleatëve që të furnizojnë Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë, si dhe me sisteme moderne mbrojtëse për t’u përballur me valën e sulmeve me raketa dhe dronë rusë.

Mbledhja vjen një ditë pasi liderët e Bashkimit Evropian nuk arritën të realizonin marrëveshje mbi planin e Komisionit Evropian, për përdorimin e 140 miliardë eurove, asete të ngrira ruse, për të financuar ndihmën ndaj Ukrainës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy