Deputeti i LDk-së, Aremnd Zemaj, ka reaguar para pak minutash për incidentin e ndodhur sot mes tij dhe një qytetari.
Zemaj ka thënë se derisa ka qenë duke dhënë një intervistë, është provokuar verbalisht me fjale të papranueshme.
“ Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë”, ka thënë Zemaj.
Tutje deputeti i LDk-së ka thënë se ka reaguar në afekt në vetëmbrojtje, gjë për të cilën thotë se s’përfaqëson as bindjet e tij personale e as parimet e partisë që i takon.
:” Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shtuar tutje.
Zemaj ka thënë se s’do të duhej të binte pre e provokimit dhe ka kërkuar falje për incidentin që ka ndodhur.
“Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike”, ka thënë Zemaj.
“Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione.Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, ka shkruar Zemaj.


