Zyrtari i BE’së u përgjigjet ankesave të Osmanit e Kurtit për statusin e kandidatit: Të reflektojnë pse Këshilli s’po e shtyn përpara

by Nexhat

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman, ka folur sot rreth aplikimit të Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat, raporton Express.

Koopman ka thënë se Komisioni Evropian do të ishte i gatshëm natyrisht që të përgatiste një mendim rreth aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat, megjithatë Këshilli nuk e ka kërkuar ende një gjë të tillë.

banner

Ai ka thënë se në Kosovë duhet të ketë reflektim se pse Këshilli Evropian s’po e bën një gjë të tillë.

“Këshilla ime për vendin është që të përqendrohet në këtë drejtim, sepse nëse nuk është plotësisht i angazhuar, është e vështirë të ecet përpara. Ne, në Komision, jemi në proces të heqjes së masave pas një diskutimi shumë të vështirë në Këshillin e BE-së vitin e kaluar. Ne do të ishim të gatshëm, natyrisht, të përgatisim një mendim mbi aplikimin për anëtarësim të Kosovës, por për këtë Këshilli duhet të na ftojë dhe mendoj se duhet të ketë një reflektim edhe në Kosovë pse Këshilli nuk po e bën këtë gjë”, ka thënë Gert Jan Koopman, drejtor i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, citon RTK, transmeton Express.

Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi në takimet që ka me zyrtarë të lartë të BE-së, kërkon që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Në takimin e 23 majit 2025, Kurti ia kishte kërkuar një gjë të tillë Përfaqësueses së Lartë, Kaja Kallas.

“Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor”, bënte të ditur një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, hiç më larg se gjatë këtij muaji në takimin me Ursula Von Der Leyen, ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar kushtet dhe se duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat.

 “Reformat e suksesshme dhe përparimi i vazhdueshëm i Kosovës në indekset ndërkombëtare të demokracisë dhe sundimit të ligjit janë dëshmi e qartë e përkushtimit të vendit tonë ndaj integrimit evropian. Në këtë kontekst, ajo ritheksoi rëndësinë që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke gjetur mënyra për thyerjen e bllokadës aktuale që ekziston në BE.”, thuhej në njoftimin e presidencës.

Kurti dhe Osmani e kanë përsëritur disa herë këtë kërkesë për dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy