Asllani shënon një tjetër gol të bukur në Bundesligën gjermane

by Nexhat

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar formën e shkëlqyer në Bundesligë, duke shënuar sot në ndeshjen mes Hoffenheimit dhe Heidenheimit, e vlefshme për javën e tetë të kampionatit gjerman.

Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi pas vetëm 18 minutash lojë.

banner

Ishte pikërisht Asllani ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur nga distanca, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit shqiptar të Heidenheimit, Dian Ramaj.

Ky ishte goli i pestë sezonal për yllin kosovar, i cili po kalon një periudhë të shkëlqyer dhe aktualisht renditet i katërti në listën e golashënuesve të Bundesligës.

Forma e Asllanit është lajm i mirë edhe për Kombëtaren e Kosovës, që në ndeshjet e nëntorit do të kërkojë rezultate pozitive në përballje me Slloveninë dhe Zvicrën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy