Ballkani dhe Gjilani ndajnë pikët, Malisheva u kthehet fitoreve

by Nexhat

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 10-të të elitës së futbollit tonë.

Derbi mes Ballkanit dhe Gjilanit përfundoi me rezultat 1-1, në një sfidë me një finish dramatik.

banner

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua nga një lojë e barabartë dhe raste të pakta shënimi, duke përfunduar pa gola (0-0).

Në pjesën e dytë, ritmi u rrit, dhe mysafirët nga Gjilani arritën të shënojnë të parët.

Goli i parë erdhi në minutën e 69-të, kur Edi Basa, i futur nga banka, realizoi për 0-1 në favor të gjilanasve. Pas këtij goli, të dyja skuadrat krijuan disa raste, por rezultati nuk ndryshoi deri në fundin dramatik të ndeshjes.

Në minutat shtesë, Giovanni barazoi shifrat me një gol me kokë, duke vulosur 1-1, që mbeti rezultati përfundimtar, pavarësisht disa rasteve të tjera të krijuara nga të dyja ekipet.

Pas këtij barazimi, Ballkani mbetet në vendin e dytë me 19 pikë, ndërsa Gjilani renditet i shtati me 11 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Ballkani do të udhëtojë te Malisheva, ndërsa Gjilani do të presë Dukagjinin në një ndeshje tjetër vendimtare për renditjen në tabelë.

Ndërkaq, Malisheva ka triumfuar me rezultat 2-0 në udhëtim te Prishtina e Re, duke i dhënë fund periudhës pa fitore.

Pas dy humbjeve radhazi, malishevasit e kontrolluan ndeshjen që nga minuta e parë. Altin Aliu ishte protagonist absolut, duke shënuar të dy golat e ndeshjes: i pari në minutën e 6-të për epërsinë 0-1 dhe i dyti në minutën e 40-të, duke vulosur rezultatin 0-2 që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pjesa e dytë u karakterizua nga një lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat, por nuk pati ndryshim të rezultatit, dhe Malisheva arriti të rikthehej te fitorja pas një periudhe të vështirë me gjashtë ndeshje pa fitore, pesë prej të cilave ishin humbje.

Me këtë sukses, Malisheva ngjitet në pozitën e pestë me 13 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në fund të tabelës me vetëm 7 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Malisheva do të presë Ballkanin, ndërsa Prishtina e Re do të udhëtojë në Ferizaj për të kërkuar rezultat pozitiv

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy