Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pyetur nga Deutche Welle, mbi lajmin për hetimet ndaj zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.
Rama tha se nuk ka koment per asnje rast, duke shtuar se drejtësia ka punën e saj dhe qeveria të sajën.
Gazetari: Si e komentoni rastin e fundit, lidhur me zonjën Balluku, sepse në gjitha mediat e kam lexuar se ka një thirrje për bisedë.
Kryeministri Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë dhe drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës.

