Jon Kuka `rrah` serbin, fiton të bronztën

by Nexhat

Xhudisti kosovar Jon Kuka shkëlqeu në Kupën Evropiane për Kadetë, që u mbajt në Kranjska Gora, Slloveni, duke siguruar medaljen e bronztë pas një paraqitjeje mbresëlënëse.

Në xhiron e parë, Joni triumfoi me Ippon ndaj gjermanit Moritz Schubert. Kurse në xhiron e dytë, ai mposhti me dy Yuko austriakun Djamil Kurbanov.

banner

Në ndeshjen e radhës, pavarësisht një performance të mirë, Joni u mund me Wazari nga holandezi Celil Uyar.

Ndërsa në repasazh, Joni tregoi forcë dhe vendosmëri. Fillimisht mposhti me Ippon izraelitin Yuval Fuchus.

Më pas fitoi me tri shido për Ippon kundër francezit Yanis Semadi, duke siguruar biletën për ndeshjen për medalje të bronztë.

Kurse në përballjen vendimtare, Jon Kuka triumfoi me dy Yuko ndaj serbit Lazar Bogdanoviq duke u ngjitur në podium dhe siguruar medaljen e bronztë për Kosovën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy