Kamala Harris synon t’i futet sërish garës për presidente

by Nexhat

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, e ka lënë të hapur mundësinë që të garojë sërish për presidente. 

Harris ka thënë se “ka mundësi” të bëhet presidente një ditë dhe se është e bindur se një grua do të jetë në Shtëpinë e Bardhë në të ardhmen.Për BBC-në ajo po ashtu ka kritikuar ish-rivalin e saj në garën presidenciale të vitit të kaluar, Donald Trump, duke e quajtur “tiran”.Teksa demokratët kërkojnë përgjigje për fitoren e republikanit Trump një vit më parë, shumica fajin ia kanë vënë ish-presidentit Joe Biden që nuk ka dhënë dorëheqje më herët.

banner

Por, janë ngrehur edhe pyetje nëse Harrisi do ta udhëhiqte më mirë fushatën e saj dhe të kishte një mesazh të qartë për çështjen kryesore, ekonominë.Kur u pyet nëse ajo do të ishte edhe një herë kandidate për presidente, u përgjigj me “ndoshta”, duke konfirmuar se po konsideron këtë pozitë.“Nuk kam mbaruar.

E kam jetuar gjithë karrierën në shërbim dhe e kam në palcë”, ka thënë ajo sa i përket të ardhmes së saj në politikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy