Napoli e fiton derbin ndaj Interit, merr primatin në Serie A

by Nexhat

Napoli është lideri i ri i Serie A.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte triumfoi 3:1 në shtëpi në derbi ndaj Interit, në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit italian.

banner

Kevin De Bruyne kaloi vendasit në epërsi në minutën e 33-të kur shënoi nga penalltia,

Megjithatë, belgu ishte i pafatë, pasi u lëndua gjatë ekzekutimit, duke u detyruar të lërë fushën.

Scott McTominay e dyfishoi epërsinë e vendasve me gol të bukur në minutën e 54-të.

Pesë minuta më pas, Calhanoglu ngushtoi rezultatin me gol nga penalltia.

Megjithatë, Anguissa në minutën e 66-të shënoi për t’ia shuar komplet shpresat mysafirëve.

Me këtë fitore, Napoli tani është lider në Serie A me 18 pikë, një më shumë se Milani dhe tri më shumë sesa Interi që aktualisht është i katërti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy