PEJË/ Në Rugovë gjendet një person i vdekur poshtë në Lumbardh, Policia jep detaje

by Nexhat

Një person pa shenja jete është gjetur në pjesën Pejë – Rugovë, tek vendi që njihet si “Kthesa e Madhe” .

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se trupi ishte poshtë lumit të njohur si Lumbardhi.

banner

Bëhet e ditur se polica ia ka marrë informatën në orën 14:10 dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 14 e 10, Policia është njoftuar se në km 5, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshohet se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatu vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrëfikësit dhe epika mjekësore”, ka deklaruar Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy