Petkoviqit i djeg deklarata e Osmanit për tendencat destabilizuese të Serbisë, i reagon presidentes

by Nexhat

Petar Petkoviq, kreu i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën”, i ka reaguar presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit ka folur për tendencat destabilizuese të shtetit të Serbisë.

Petkoviq, politikan në Serbinë që po e strehon autorin e sulmit terrorist të Banjskës, Milan Radojicicin, shprehet se “Kosova është burim kryesor i paqëndrueshmërisë në rajon”

banner

Siç pretendon politikani serb, në Kosovë “kanë ndodhur më shumë se 700 incidente të drejtuara kundër popullit serb”.

“Kur Vjosa Osmani flet për destabilizim, ajo padyshim niset nga Kosova, e cila është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo dëshmohet nga më shumë se 700 incidente të drejtuara kundër popullit serb në Kosovë”, ka thënë Petkoviq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy