Prishtina e ka shënuar fitoren e radhës në Superligë.
Kryeqytetasit triumfuan pastër 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Dukagjinit të Klinës, në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit kosovar.
Namani dhe Ilievski ishin golashënuesit për fitoren e vendasve, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore, Prishtina tani shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Ballkani i vendit të dytë.
Në anën tjetër, Dukagjini mbetet me 14 pikë në vendin e tretë përkohësisht.

