VIDEO/ Balluku thirret në SPAK, Shehaj mesazh Ramës: Po t’i arrestojnë të gjithë. Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen

by Nexhat

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas thirrjes së zëvendëses së tij, Belinda Ballukut në SPAK.

Shehaj reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës, se “drejtësia ka punën e vet”, me një video-mesazh në rrjetet sociale.

banner

Kreu i Partisë Mundësia kujtoi se para Ballukut, drejtësia kërkoi të arresojë Arben Ahmetajn dhe ka arrestuar Erion Veliajn.

“Si, nuk të intereson që po arrestojnë Belinda Ballukun? Ej, kthjellohu! Është zëvendësja jote. Para saj donin të arrestonin Ahmetajn që ia mbathi në arrati në Zvicër. Ndërkohë Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg, për korrupsion dhe ai.

Sa veta duhet të të arrestojnë ty që të mbash përgjegjësi? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen!” – u shpreh Shehaj në video mesazhin e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy