‘Zgjedhorja’ dhe ‘Territorialja’, zbardhen qëndrimet në mbledhjen e grupit të PD, Bardhi tregon kushtin: Nëse PS i qëndron këtij versioni, votojmë pro

by Nexhat

Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb detaje nga mbledhja, ku fokusi ka qenë te Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Gazment Bardhi theksoi se do të votojnë për këto dy komisione vetëm nëse i referohen ndryshimeve të kërkuara nga opozita

banner

“Fillojmë me rendin e ditës. Siç ju kam njoftuar ka seancë të hënën dhe të enjten këtë javë. Në nisje të seancës janë për votim dy vendimet për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale. Administrata e Kuvendit sapo më ka dërguar tekstin e rishikuar për të dyja komisionet, ku shoh se janë reflektuar të gjitha amendamentet tona të dorëzuara javën e shkuar. Komisionet do jenë me barazi, bashkëkryetar dhe vendime konsensuale. Do kërkohet edhe ekspertiza e OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës dhe Komisionin e Venecias. Nëse mazhoranca i qëndron versionit të ripunuar nga administrata e Kuvendit, ne votojmë pro.

Ndërkohe të hënën ka raportimin 5 institucionet e drejtësisë. Fillojmë me Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK, ILD, KLGJ dhe KLP. Rezolutat e mazhorancës nuk i votojmë, janë të njëanshme. Ndërkohe deputetët do të bëjnë pyetje, dhe më pas kemi kohën për diskutime nga 2 orë e 30 minuta për çdo institucion. Edhe në këtë seancë ata do të vazhdojnë me provokimin kundër Rregullores për të mos na lejuar ti prezantojmë pyetjet, siç vepruan seancën e kaluar. Të ndalemi këtu fillimisht për të diskutuar sesi duhet të veprojmë. Për mua është e papranueshme që ne të nënshtrohemi ndaj sjelljes së tyre, por dua të dëgjoj mendimin e grupit.”, tha Bardhi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy