Opinionisti Agon Maliqi, ka dhënë një analizë pas situatës së sotme, dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje, për të fomuar Qeverinë Kurti 3.
Maliqi vlerëson se argumenti i VV-së dhe fajësimi i partive të tjera për mos votim ndaj kabinetit të prezantuar nga Albin Kurti, është qasje absurde dhe satirike.
Sipas tij, ky është nivel i arrogancës dhe përçmimit ndaj demokracisë, duke shtuar se tashmë dihet që Kurti e ka humbur shumicën dhe jo vetëm kaq.
Ai thotë se “ai tashmë e ka marrë teposhtëzen”.
“Të argumentosh në një demokraci se “partitë e tjera i kanë fajet sepse s’po ma votojnë qeverinë” – pasi jo vetëm se nuk e ke shfrytëzuar me muaj të tërë mundësinë për të negociuar koalicion, por aktivisht i ke poshtëruar dhe fyer kundërshtarët – kjo është një qasje jo thjesht e çuditshme, por skajshmërisht absurde dhe madje edhe satirike.
Larg qoftë me i shku njeriut mendja se njerëzit kanë votuar për ato parti, e jo për të, dhe se kanë pasur arsye legjitime. Ky nivel i arrogancës dhe i përçmimit ndaj demokracisë është i përmasave epike dhe tregues i mendësisë totalitare.
Ai thjesht e konfirmon arsyen pse Kurti në shkurt e ka humbur shumicën dhe pse tashmë e ka marrë teposhtëzen (me shumë gjasë) pa kthim!”./Klankosova.tv

