Albin Kurti do të ketë vështirësi sot për formimin e Qeverisë së re

by engel

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duket se po has pengesa të konsiderueshme në përpjekjen për të formuar Qeverinë e re. Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje doli forcë e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ajo nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, duke e detyruar Kurtin të kërkojë aleatë politikë.

Më 11 tetor, një ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidentja Vjosa Osmani i dorëzoi Kurtit mandatin për formimin e qeverisë. Por, që prej asaj dite, procesi duket se ka hyrë në një ngërç politik. Edhe pse disa zyrtarë të Vetëvendosjes kanë lënë të kuptohet se po zhvillohen negociata me parti të tjera, asnjë marrëveshje konkrete nuk është bërë publike – një shenjë që tregon se bisedimet po ecin me vështirësi.

banner

Analistët politikë vlerësojnë se Kurti ndodhet përballë një momenti kritik, po rrezikon të përballet me kriza të reja politike dhe humbje të mbështetjes që e ngriti në pushtet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy