Arsenal ruan majën e tabelës, City mposhtet nga Villa

by jonzefaj

Arsenali vazhdoi formën e shkëlqyer në Premier League, duke mposhtur 1-0 Crystal Palace në “Emirates Stadium” dhe duke regjistruar fitoren e katërt radhazi. Miqtë nisën më mirë ndeshjen, por nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara dhe u ndëshkuan pak para pushimit.

Arsenal – Crystal Palace 1-0 

banner

Në minutën e 39-të, pas një goditjeje dënimi, topi u kthye në zonë nga Gabriel Magalhães dhe përfundoi tek Eberechi Eze, i cili me një goditje akrobatike shënoi golin vendimtar për “Topçinjtë”. Në pjesën e dytë, Arsenali rrezikoi sërish me një goditje të Gabriel që u përplas në traversë, ndërsa Rice dhe Saka nuk arritën ta dyfishonin rezultatin.

Skuadra e Mikel Artetës mbajti kontrollin deri në fund, duke ruajtur portën të paprekur për herë të pestë radhazi dhe duke qëndruar e para në renditje, katër pikë mbi Bournemouthin.

Aston Villa arriti një fitore të madhe 1-0 ndaj Manchester City-t, duke u shkaktuar qytetarëve humbjen e parë në Premier League që nga gushti. Goli vendimtar erdhi në minutën e 20-të, kur Matty Cash shënoi me një goditje të fuqishme me të majtën pas një skeme nga goditja e shkurtër e këndit, duke mposhtur Gianluigi Donnarumma-n.

Aston Villa – Man. City 1-0

Erling Haaland humbi një rast të artë për të barazuar, pasi u ndal nga portieri Emiliano Martínez. Aston Villa humbi Emiliano Buendían për shkak dëmtimi, por debutimi në shtëpi i Jadon Sancho-s dha gjallëri sulmit.

Në pjesën e dytë, City u përpoq me insistim për barazimin, por mbrojtja e Villa-s rezistoi deri në fund. Goli i Haalandit në kohën shtesë u anulua për pozicion jashtë loje, duke vulosur fitoren e tretë radhazi në shtëpi ndaj Cityt. Villa ngjitet në vendin e shtatë, vetëm një pikë larg skuadrës së Guardiolës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy