Fjalë me peshë: Postimi i Mozzik ndez rrjetet me aluzione për tradhti

by jonzefaj

Reperi i njohur shqiptar Mozzik ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimin e tij të fundit në Instagram, ku ka ndarë një mesazh që shumë prej fansave e kanë interpretuar si një reflektim për besnikërinë dhe tradhtinë.

“Qentë s’të tradhtojnë kurrë, s’të kafshojnë kurrë pas shpine… prandaj i mbaj afër,” ka shkruar ai në një foto që shoqërohej me një ton të qetë, por domethënës.

banner

Publiku e ka parë këtë si një mesazh me kuptim të fshehtë, ndoshta të lidhur me përvoja personale apo marrëdhënie të kaluara të artistit. Nuk është hera e parë që Mozzik ndan mendime të tilla me ndjekësit e tij, ai njihet për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe emocionale me të cilën komunikon, shpesh duke e përdorur rrjetin si një hapësirë për reflektim dhe sinqeritet.

Reperi nga Ferizaj, i cili ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes si për muzikën ashtu edhe për jetën personale, ka treguar shpesh se nuk ka frikë të shprehë hapur ndjenjat e tij. Ndaj edhe ky postim, megjithëse i shkurtër, ka mjaftuar për të ndezur diskutime në rrjete, me ndjekës që ndahen mes atyre që e shohin si një mesazh të përgjithshëm dhe të tjerëve që besojnë se është një thumb i fshehur ndaj dikujt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy