Haradinaj godet Kurtin: Ti je produkt i luftës hibride që tani po të han ty!

by engel

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për formimin e Qeverisë së re, Ramush Haradinaj ka dalë me kritika të ashpra ndaj mandatarit Albin Kurti, duke kundërshtuar krijimin e një Qeverie Kurti 3.

Haradinaj ka vënë në pikëpyetje transparencën e procesit, duke theksuar se deputetëve nuk iu është shpërndarë programi qeverisës, pavarësisht listës së gjatë të premtimeve.

banner

“Premtimi për pagën minimale prej 500 euro është i mirë, por mungesa e një dokumenti të qartë për programin qeverisës është shqetësuese,” tha Haradinaj.

Ai ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të termit “luftë hibride” nga Kurti, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë politike.

“Ti je produkt i luftës hibride. E ke ushqyer këtë luftë në vazhdimësi, ke punuar sistematikisht për ta mbajtur gjallë. Por lufta hibride e han atë që e ka ushqy,” deklaroi Haradinaj, duke e cilësuar Kurtin si simbol të një politike që po përballet me pasojat e vetë veprimeve të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy