Pasi shënoi të mërkurën në Championsin aziatik, Jasir Asani ka përshëndetur edhe këtë të dielë rrjetën për Esteghlal në Iran.
Pesë gola ka shënuar Jasir Asani këtë sezon me iranianët e Esteghlal. Sulmuesi i Kombëtares u bashkua verën që lamë pas me ekipin e ri, teksa është kthyer në një ekspert të 11 metërshave.
Këtë të diel shkupjani tundi rrjetën në fitoren 0-3 të Esteghlal kundër Fajr Sepasi, me sfidën që vlente për raundin e tetë në elitën e futbollit iranian. Në minutën e 42-të Asani nuk gaboi nga 11 metra largësi dhe në harkun e katër ditëve gjen sërish rrjetën.
Festë si Ronaldo për Asanin, në një stadium të tejmbushur që nuk i ka ndalur fërshëllimat kundër tij. Ky ishte goli i pestë për 31-vjeçarin me ekipin e ri, duke u kthyer në një pikë referimi.

