Jehona Lushaku Sadriu – Albin Kurtit: Të testuam, re nga provimi – ky votim është një mësim emancipues

by informim peje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu tha se sot votoi kundër Qeverisë Kurti dhe “për Kosovën”.

“Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

banner

Sot, ajo tha se Kurti u testua dhe nuk kaloi

“Në fund, na thoje “me testoni”; të testuam sot: re nga ‘provimi’!”.

Postimi i plotë i deputetes:

SOT VOTOVA KUNDËR QEVERISË KURTI. PËR KOSOVËN, JO PËR PUSHTETIN!

Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete.

Nuk harrohet as falet katandidja dhe nëpërkëmbja populliste katërvjeçare që ia kanë bërë shtetit!

Por, as nuk ndërtohet besimi duke përçarë shoqërinë e duke sharë e fyer oponentët politikë.

Albin, sot, teksa prezantove një raport pune pa asnjë vizion, më kujtoheshin të gjitha premtimet që nuk i mbajte, shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës, skandalet e korrupsionit të njerëzve të tu, dhe dëmi që ia shkaktove imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

Tash e 8 muaj e ke mbajtur peng Kosovën me bllokada, me krizë institucionale, dhe me dështimin për t’i siguruar votat në Kuvend.

Një vend i tërë është mbajtur pezull nga taktikat tua politike dhe nga paaftësia për të ndërtuar mirëbesim. Për dëmin që ti i ke shkaktuar vendit, do të paguajmë gjatë të gjithë!

Ti, Albin, je bërë simbol i një zhgënjimi të madh politik.

Në fund, na thoje “me testoni”; të testuam sot: re nga ‘provimi’!

Prandaj, edhe nuk kalove!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy