Policia ka njoftuar se gjatë një kontrolli të kryer në shtëpinë e dy personave në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Lipjan, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike si dhe një pistoletë.
Sipas raportit zyrtar, rasti është cilësuar si “Posedim i substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje”.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

