Loredana dhe Jozi, dy nga emrat më të komentuar të edicionit të fundit të “Big Brother Albania”, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas disa postimeve që ndjekësit i kanë interpretuar si “kunja” të ndërsjella pas ndarjes së tyre.

Gjithçka nisi me një “Instagram Story” nga Jozi, i cili publikoi një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem”, të shoqëruar me mbishkrimin:
Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.
Ky mesazh u pa menjëherë si një thumb ndaj ish-partneres së tij, veçanërisht pasi vetëm pak ditë më parë, Loredana kishte deklaruar në emisionin “Shqipëria Live” se Jozi ka qenë i vetmi partner që ka pasur gjatë këtij viti.

Por duket se reagimi i Loredanës nuk vonoi. Vetëm pak orë pas postimit të Jozit, ajo publikoi një foto të re, e shoqëruar me një fjali që u lexua si përgjigje e drejtpërdrejtë:
Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës.

