Moti sot: Reshje shiu dhe rënie temperaturash në të gjithë vendin

by engel

Të dielën, më 26 tetor 2025, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët në të gjithë territorin e vendit, ndërsa herë pas here do të ketë reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm. Sipas parashikimeve, reshjet lokalisht do të jenë në formë rrebeshi dhe mund të shoqërohen me shkarkesa rrufesh, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi që do të variojë nga 15 deri në 55 kilometra në orë, duke qenë herë pas here mjaft e fuqishme në disa zona të hapura.

banner

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme. Vlerat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë mes 13 dhe 17 gradë Celsius.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë pjesën më të madhe të ditës, ndaj qytetarëve u këshillohet kujdes në udhëtime, veçanërisht në zonat ku reshjet mund të jenë më intensive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy