Murati: Mosvotimi i qeverisë mund të fundosë buxhetin dhe institucionet

by engel

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se nëse Kuvendi nuk voton sot për formimin e Qeverisë Kurti 3, vendi mund të përballet me zgjedhje të reja. Në një reagim në Facebook, ai ka theksuar se ky skenar do të rrezikonte procese të rëndësishme si miratimi i buxhetit, zbatimi i Planit të Rritjes të BE-së dhe funksionimi i institucioneve të pavarura.

Murati ka apeluar për përgjegjësi politike, duke theksuar se opsioni i preferuar është formimi i Qeverisë së re. Ai ka pyetur nëse opozita është e gatshme të sakrifikojë qëndrueshmërinë shtetërore vetëm për të kundërshtuar Albin Kurtin. Ministri ka shprehur shpresën që deputetët të vendosin interesin e shtetit mbi kalkulimet politike.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy