Pas shumë vitesh në ekran, Luana guxon sërish: nga studio në skenën e filmit

by informim peje

Për shumë vite Luana Vjollca nuk i është ndarë ekranit. Ka provuar të bëjë shumë formate të ndryshme, duke konfirmuar që mbetet ndër moderatoret më të mira në vendin tonë, por mesa duket, ky vit ka qenë tërësisht ndryshe për të.

Vetëm pak javë më parë shkruam se moderatorja këtë sezon të ri televiziv e ka gjetur veten pa një format, ndonëse ka pasur disa kërkesa dhe krijime të sajat. Por kjo nuk do të thotë aspak kohë pushimi për prezantuesen. Burime bëjnë me dije se tashmë ajo është duke provuar veten në një tjetër sektor, atë të aktrimit.

banner

Aktualisht Luana është bashkuar me aktorët për një rol protagonist. Këtë herë, ajo do të jetë përballë aktorit Nik Xhelilaj, në një komedi-aksion që do ta sjellë për herë të parë në rolin e aktores. Xhirimet kanë nisur, ndonëse lajmi për pjesëmarrjen e Luanës është duke u mbajtur tejet diskret për të surprizuar fansat. E teksa të shumtë ishin ata që prisnin që rikthimi i saj në muzikë të ishte më intensiv këtë periudhë, Luana vendosi që të përqendrohej tek biznesi. Por natyrisht që nuk kanë sesi të mungojnë pyetjet për të, shpesh edhe në llogarinë e saj, për një rikthim në ekran.

Kujtojmë se eksperiencën e saj të fundit, Luana e pati në “Ferma VIP”, ku edhe moderoi për herë të parë një reality. Që atëherë, ajo nuk është parë më në ekran, ndonëse për të është gjithnjë prioritet. E mesa duket, kjo periudhë për të do të jetë pushim, të paktën nga skena e madhe. Prej më shumë sesa 1 viti, Luana ka gati një program të sajin, por duket se ende nuk po gjen hapësirën e përshtatshme për ta realizuar në ndonjë ekran. Vitin e shkuar ne shkruam sesi moderatorja ishte afruar edhe pranë “Top”-it për ta realizuar, por duket se bisedimet nuk shkuan ashtu si duhet dhe sërish ajo mbeti pa një format, deri kur pranoi ftesën për të moderuar “Ferma VIP”.

Por duket se edhe këtë herë, prezantuesja e dashur nuk do të ketë mundësinë të moderojë formatin e krijuar prej saj. Sakaq Luana ka paraqitur zyrtarisht platformën e saj për të prezantuar Festivalin e Këngës në RTSH, një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në vend.

Platforma e saj është marrë tashmë në shqyrtim nga drejtoria e përgjithshme e RTSH, por ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare. Ndërkohë, autorja e njohur Zefina Hasani, e cila ka qenë pjesë e festivaleve të mëparshme, është kontaktuar sërish për të marrë rolin e autores së këtij edicioni. Megjithatë, mësohet se Hasani ka refuzuar propozimin për shkak të angazhimeve të tjera profesionale.

Në vend të saj, burime të afërta me RTSH bëjnë me dije se drejt këtij pozicioni është gazetari dhe moderatori Ervin Kurti, i cili pritet të marrë përsipër detyrën si autor i festivalit, nëse marrëveshja do të konkretizohet në ditët në vijim. Por ende është i paqartë nëse Luana do të jetë mikpritësja e Festivalit të RTSH, duke qenë se një platformë ka dorëzuar edhe Arbana Osmani, për të qenë për herë të dytë pjesë e këtij formati. E teksa fati i Luanës në televizion është ende i paqartë, ajo ka vijuar me biznesin, duke planifikuar që të zgjerohet në biznes, si një prioritet të sajin. Teksa oferta të ndryshme vijnë për projekte në ekran, prezantuesja duket më e tërhequr, duke pritur të sjellë në ekran një krijim të sajin, ose t’u thotë disa ‘jo’ kërkesave për projekte të gatshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy