Polici i Njësisë Speciale përfundon në pranga, dyshohet për dhunë në familje

by informim peje

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar së është arrestuar një zyrtar policor, konkretisht i Njësisë Speciale, pas dyshimit se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. Ai është suspenduar nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu, atij i është caktuar edhe masa e ndalimit prej 48 orëve.

banner

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 24 tetor 2025 në Prishtinë kurse hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacionit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor (i angazhuar në kuadër të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës) është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së”, thuhet në raportin e IPK-së.

IPK-ja ka thënë se hetuesit e saj në koordinim me Prokurorinë Themelore do të vazhdojnë hetimin tutje të rastit në mënyrë që të ndriçohen të gjitha rrethanat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy