Rrëfim i sinqertë nga Anxhela Peristeri: Jam tradhtuar, por nuk i jap më rëndësi

by informim peje

Ajo është padyshim ndër emrat më të dashur në muzikën tonë, ku në gjithë këto vite karrierë ka ditur sesi të mbajë të afeksionuar publikun. Gjithnjë shumë e drejtpërdrejtë kur pyetet në intervistat që jep, Anxhela Peristeri nuk ngurron të tregohet e sinqertë.

Ndaj edhe në daljen e saj të fundit duhet thënë ka ngritur disa pikëpyetje të mëdha. Anxhela, e pyetur për martesën dhe dashurinë, tregoi se shumë veta duan të dinë për jetën e saj personale, ndërsa tha se edhe është tradhtuar, jo vetëm në raport bashkëshortor, por edhe nga shoqëria.

banner

“Dikur i përjetoja disi keq kur më pyesin për martesën, por tani nuk i përjetoj fare. Shumë shqiptarë e bëjnë këtë pyetje edhe nga dashuria, jo nga dashakeqësia. Ashtu si të bëjnë përshtypje gjërat kur je 20 apo 25 vjeçe, nuk të bëjnë kur je 40”, – tha këngëtarja.

Ajo gjithashtu foli edhe për raportin e saj me dashurinë dhe shoqërinë, ku tregoi hapur se ishte tradhtuar nga të dyja palët.

“Më kanë tradhtuar. Mendojë që tradhtia vjen kur nuk je e lumtur. Ka edhe tradhti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë. Nuk më kanë bërë ndonjë gjëmë të madhe. Me të gjithë artistët flas. Nuk i kam prishur ndonjëherë marrëdhëniet. Edhe kur e kuptoj ‘pucin’ që po më bëhet, nuk i jap shumë rëndësi”, – u shpreh ajo.

E pyetur për dashurinë e vërtetë, Anxhela tregoi se akoma nuk e kishte gjetur atë. “Akoma nuk e kam veshur fustanin e bardhë”, – tha këngëtarja.

Por kjo deklaratë ka ngritur dyshime se lidhja e gjatë e dashurisë që këngëtarja ka pasur tashmë është mbyllur. Vetëm vitin e shkuar, ajo pranoi për herë të parë se është në një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar dashurie, duke preferuar që të mbajë diskret identitetin e tij.

Madje në një intervistë të dhënë, artistja shprehej se gjithçka po shkonte mirë mes saj dhe të dashurit. “Nuk mbahem si njeri xheloz, këtë e kam në shoqëri, por edhe në dashuri. Nuk dua ta kem tjetrin pronë dhe t’i kushtëzoj jetën, por mendoj se është shumë e rëndësishme edhe përzgjedhja e partnerit, sepse ka partnerë që shkojnë mirë me njëritjetrin, por ka edhe partnerë që nuk përshtaten me njëri-tjetrin dhe historia shkon keq, arrijnë në problematika të tjera. Mendoj se përzgjedhja është shumë e rëndësishme, duke qenë se artisti ka një jetë shumë ndryshe nga të tjerët. Artisti ka një jetë më aktive, më pak të përballueshme nga mentaliteti shqiptar, kështu që përzgjedhja e partnerin për ne është shumë e rëndësishme, por edhe e vështirë. Ndaj edhe mendoj se është fat i madh kur partneri të kupton”, – shprehej Anxhela.

Por në daljen e saj të fundit, ajo rrëfeu se nuk e kishte gjetur ende dashurinë, duke lënë të kuptohet që ndoshta ky raport kaq i rëndësishëm për të ishte mbyllur, ashtu edhe si u nis, pa shumë bujë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy