Abdixhiku i reagon Kurtit: Çuditesh se nuk i kupton parimet e as dinjitetin në politikë

by informim peje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i është përgjigjur kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ka thënë se është i çuditur me refuzimin e LDK-së për bashkëpunim.

Abdixhiku ka thënë se fjala e dhënë duhet mbajtur, duke shtuar se Kurti parimet nuk i kupton, e as dinjitetin.

banner

Ai përmes një postimi në Facebook përmendi qasjen e Kurtit ndaj demokracisë, Gjykatës Kushtetuese, prokurorisë, mbrojtjes së të dyshuarve për korrupsion, etj.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Jam i bindur se parimet nuk i kupton.

Fjalën e dhënë edhe më pak.

Një njeri që për tetë muaj bllokon shtetin duke thënë se i ka votat por s’po e lenë, dhe në fund mashtron; një njeri që për 48 herë e shkelë Kushtetutën dhe mburret se çfarë po bën; një njeri që uzurpon institucionet duke qenë herë kryeminsitër e herë deputet; një njeri që s’respekton Gjykatat e Republikës siç respektohen ato në shtetin ku ai rritë familjen e vet; nje njeri që vendoset mbi prokurorinë e mbronë të korruptuarit partiak veç se janë të tijë; një njeri që vetëm ofendon e vetëm përçanë kudo që prekë; një njeri që akuzon kundërshtarët politik, shtëpinë e madhe të demokracisë me tradhëtarë të Serbisë veç pse mendojnë ndryshe nga ai; një njeri që na ofendon eletoratin me ‘hajvanat’ dhe pret shtrirje qafe më pas; një njeri që na izolon Republikën e vet, e na e humbet te ardhmen e fëmijëve në këtë shtet; një njeri që nuk e kupton bashkëpunimin, unitetin, e afrimin si akt patriotik sot; një njeri që ndryshon pa merzi secilin premtim publik;

– një njeri i tillë, natyrisht se nuk e kupton se çka do të thotë parimi i drejtë në jetë.

Se kupton as dinjitetin në politikë, as madhështinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës; e as faktin se ka ardhur një gjeneratë e re në vend ku fjala e dhënë ka peshë. Dhe ska pozitë, s’ka pushtet e s’ka ofertë që mund të shkelë mbi këtë vlerë.

Prandaj çuditet! Prandaj s’kupton.

Kur pushtetarët e shkëputur nga populli i afrohen fundit, gjërat më nuk u japin sens.

LDK-në mund ta sulmoni. Mund dhe ta ofendoni – por vetëm kaq keni mundësi. Nuk ju vie rendi për më shumë. LDK po ecën drejtë. Në rrugën e vet. Për vete dhe për Republikën që e krijoj vet.

Zot politik, kjo LDK, ka vetëm elektoratin e vet dhe koha e LDK-së nuk ndërtohet në prehërin e askujt. LDK ka shtratin e vet; lumi i saj rrjedhë fort gjithëherë. Sepse ishim, jemi dhe do të mbesim të vërtetë. Krenar e faqebardhë dhe me besim të fortë në të ardhmen e popullit tonë.

Gjërat vijnë e shkojnë; një gjë s’ndryshon kurrë.

LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë! ✌️

Dritë do të ketë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy