KQZ tregon arsyen pse e nisi votimin jashtë Kosovës pa certifikim të rezultateve

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e votimit me postë për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës ende pa u certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të parë për Kryetarë të Komunave.

Sipas KQZ-së, kjo periudhë e votimit (27 tetor – 8 nëntor 2025) do të vlejë vetëm për 29,712 shtetasit e Republikës së Kosovës që janë regjistruar me sukses si votues jashtë vendit gjatë afatit të përcaktuar për regjistrim (23 korrik – 29 gusht 2025).

banner

KQZ ka njoftuar se ka filluar votimi për raundin e dytë në 18 komuna, të cilat, sipas rezultateve ende të pacertifikuara, janë pjesë e balotazhit, si: Gjakovë (3,141), Gjilan (2,066), Dragash (2,770), Kaçanik (1,149), Klinë (2,230), Fushë Kosovë (489), Mitrovicë e Jugut (1,188), Obiliq (220), Rahovec (1,902), Pejë (1,895), Prishtinë (1,727), Prizren (2,870), Suharekë (3,325), Viti (1,970), Vushtrri (1,019), Junik (1,363), Mamushë (356) dhe Kllokot (49).

Aktualisht, KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare për 35 komuna, 15 prej të cilave janë pjesë e listës në të cilat ka filluar votimi me postë jashtë Kosovës, ndërkaq 3 të tjera, si Prishtina, Juniku dhe Mamusha, ende s’kanë rezultat përfundimtar për shkak të ankesave në PZAP.

Pra, procesi zgjedhor i raundit të parë, ende nuk është i përfunduar plotësisht. Kjo ndodhë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.

I pyetur se përse KQZ ka filluar procesin e votimit jashtë Kosovës për raundin e dytë ende pa u certifikuar rezultatet përfundimtare, Zëdhnëësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se kjo gjë është bërë për të shmangur vonesat eventuale.

“KQZ ka nisur procesin e votimit jashtë vendit para certifikimit të rezultateve për të shmangur vonesat në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që çdo qytetar i regjistruar të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në kohë”, tha Elezi.

Ai ka shtuar se votimi jashtë vendit është një ndërmarrje që kërkon disa të zhvillohet, andaj çdo ditë vonesë do të vështirësonte këtë proces.

“Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, sipas të cilave KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotime, KQZ ka përgatitur pakot për secilin votues të regjistruar, e cila përmban fletëvotimin e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës. KQZ ka filluar procesin e dërgimit të pakove në disa shtete dhe shërbimet postare do ta përcjellin te votuesit e regjistruar në adresat e dhëna prej tyre gjatë procesit të regjistrimit”, tha Elezi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy