Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përdor Mitrovicën për propagandë të tij.
Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Krasniqi tha se për këtë arsye, Kurti e ka prioritet veriun e Kosovës,
“Nuk ka kohë Mitrovica me humb. Unë e kuptoj që Albin Kurti e ka prioritet Mitrovicën si propagandë. Për propagandën e tij, sepse tashmë ajo propaganda e tij sa i përket veriut, dhe sa i përket Mitrovicës, pak a shumë ka marrë fund. Sepse u pa, çfarë ndryshimi na ndodhi neve atje?”, tha i pari i PDK-së.

