Kurti bëhet diplomat në NY pas pyetjes për bashkim kombëtar: Ishte Kongresi i Berlinit e Konferenca e Londrës….

by Nexhat

Albin Kurti është pyetur se çfarë po bën për bashkimin kombëtar, kur ai ka shkuar në Federatën Pan-Shqiptare VATRA në New York në fund të shtatorit.

Sipas një video të publikuar së fundmi, kryeministri në detyrë i Kosovës nis t’i përgjigjet kësaj pyetjeje duke folur për Kongresin e Berlinit e Konferencën e Londrës.

banner

“Shpeshherë dallimet më të mëdha mund të jenë Shkodër-Sarandë sesa Shkodër-Gjakovë. Ne nuk e harrojmë asnjëherë që në vitin 1878 ishte një Kongres fatkeq i Berlinit që na ndau, e thua se kjo nuk ishte mjaft, u bë edhe Konferenca e Londrës, ku përfunduam me një Shqipëri administrative që ishte veçse një e treta e territorit, e rreth gjysma e popullsisë. Prandaj kjo është një traumë në kombin shqiptar, e cila natyrisht që duhet të trajtohet prej të gjithëve, e para se gjithash prej politikanëve”, thotë ai.

Kurti tha se sa i përket bashkëpunimit mes dy qeverive, bërjes së marrëveshjeve të reja dhe zbatimit të atyre marrëveshjeve “asnjëherë nuk kanë bashkëpunu më shumë dy qeveritë sesa këto tonat”.

“Kryeministri Rama në mandatin që shkoi dhe unë në këtë mandatin që s’po shkon”.

“Për marrëveshje bilaterale, shumë mirë është duke ecur. Prej faktit që kemi tashmë një Abetare… Para vitit 2021, në Shqipëri dhe në Kosovë janë mësuar dy Abetare të ndryshme për fëmijët në klasë të parë. Prej asaj, e deri te 26 vendkalime të reja kufitare që i kemi bërë për popullsinë atje dhe për çështjen e lejeve të punës e kështu me radhë, janë 58 marrëveshje substanciale”, ka thënë ai.

Kurti u ka folur shqiptarëve atje edhe për dallimet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët, siç ka thënë, po përpiqej t’i “edukonte” e “formonte”.

“Unë besoj që bashkimi i shqiptarëve, me simbol Vatrën këtu, është një intencë historike, e cila shprehet me mënyra të ndryshme, por para se gjithash, ne kemi për detyrë që kudo që janë shqiptarët, të faktorizohen për barazi, jo për të sunduar të tjerët, por për të mos u sunduar kurrë nga të tjerët”, ka thënë ai.

“Shekulli 20 ka treguar që shqiptarët mund të bëjnë ose shtet të fortë, ose shtet demokratik. Shteti ishte i fortë, por jo demokratik, si në kohën e Ahmet Zogut, ashtu edhe të Enver Hoxhës. Ndërkaq në kohën e Fan Nolit tonë të dashur, ishte demokratik, por s’ishte i fortë. E në shekullin 21 ne duhet t’ia dëshmojmë, vetes…..”, ka thënë Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy