Kurti: SHBA kërkon stabilitet – LDK po e pengon formimin e qeverisë

by informim peje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur sot në një konferencë për media lidhur me komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, përpjekjet për formimin sa më të shpejtë të qeverisë dhe çështjen e buxhetit për vitin 2026.

Ai theksoi se komunikimi me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pandërprerë, ndërsa përmendi se stabiliteti institucional duhet të rikthehet sa më shpejt.

banner

“Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me ambasadën e SHBA-së, mbase kontributi më i madh ta bëjmë si shtet është që sa më parë të bëjmë formimin e qeverisë. Kemi pasur një katërvjeçar fantastik të stabilitetit institucional. 2025 ka pasur ngërçe; sa më parë të dalim, do të mund të avancohet,” tha Kurti.

Kryeministri në detyrë deklaroi se synimi i tij ka qenë krijimi i qeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Nismën, mirëpo, sipas tij, LDK po e pengon këtë proces.

“Kam pasur takime dhe kam synuar takime vetëm me LDK-në dhe Nismën. Kam menduar, me udhëheqjen e re të LDK-së, vetëm me këta të dy kam synuar. Përveç mospajtimeve, jam çuditur, nuk po e kuptoj saktësisht LDK-në; nuk duan qeverinë që udhëhiqet nga unë, nuk duan qeveri me opozitën, por insistojnë për qeveri me sloganin që ne dalim të parët,” u shpreh ai.

Kurti madje tha se kishte krijuar përshtypjen se kundërshtimi ndaj tij nga LDK po bëhet në nivel personal.

“Kisha përshtypje që e kanë personalisht, që nuk duan të jem unë kryeministër, por kur po e shohim tash, ata janë kundër liderëve lokalë të LDK-së që po bashkëpunojnë me VV-në,” tha Kurti.

Duke folur për buxhetin e vitit 2026, Kurti paralajmëroi se procesi është i vështirë për shkak të mungesës së strukturave të plota institucionale.

“Një vend pa buxhet është vend që nuk mund të ecë përpara. Ne kemi të drejtë për propozim të buxhetit 2026, mirëpo në të njëjtën kohë duhet të bëjmë shumë konsultime për të parë rrugën përpara,” theksoi ai.

Ai shtoi se ende nuk janë formuar komisionet parlamentare dhe se nuk dihet nëse do të ketë shumicë të mjaftueshme për miratimin e tij.

“Nuk janë ende komisionet parlamentare dhe gjithashtu cili do të ishte ai buxhet që do ta kishte mazhorancën për 61 deputetë. Ka shumë të panjohura për rrugën përpara dhe dita e djeshme i ka shtuar ato,” përfundoi Kurti./eo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy