“Matrapazë e dallavergji”: Mulla Osmani denoncon padrejtësinë ndaj vajzës për punësim në ministri

by Nexhat

Mulla Osmani, hoxha i njohur nga Drenica, ka reaguar publikisht duke akuzuar institucione të shtetit dhe prokurorinë për shkelje dhe manipulime që, sipas tij, i kanë bërë vajzës së tij padrejtësi gjatë një procedure për punësim.

Osman Musliu ka publikuar dokumente dhe një reagim të gjatë, ku shpreh vendosmërinë se nuk do të ndalet dhe do t’i shfrytëzojë “të gjitha mjetet e mundshme” për të mbrojtur të drejtën e vajzës.

banner

Sipas tij, vajza aplikoi në konkursin e hapur nga Ministria e Mbrojtjes për pozicionin e psikologes klinike, por dokumentet e saj “ishin fshehur” dhe më pas ajo u eliminua nga konkursi.

“Nëse drejtësia s’na dëgjon, do ta bëjmë të na dëgjojë!

E rrita. E edukova. Me mund e shkollova në Kosovë, Stamboll e në Amerikë. Vajzën.

Kaluam vite larg njëri-tjetrit. Ajo u shkollua, u avancua, u dallua. E në fund, në fund u kthye. Refuzoi karrierën në Amerikë për t’u kthyer në vendlindje — me shpresë, me vullnet, me kurajo.

Ndërsa sot, sot institucionet e shtetit dhe prokuroria po e shkelin me dy këmbët. Mua si prind, dhe atë si vajzë.

Aplikoi në konkursin e hapur nga Ministria e Mbrojtjes për psikologe klinike, ia fshehën dokumentet; pas reagimit tonë na thanë se kishin gabuar, por gjithsesi e eliminuan nga konkursi. Matrapazët. Në vend të saj punësuan dikë tjetër, pa të drejtë e pa licencë. Dallavergjinjët.”

Ai ka përmendur dy prokurorë që sipas tij janë të përfshirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy