Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

by Nexhat

Gjatë natës shtim i vranësirave dhe reshje shiu e bore në zonat e larta malore. Në jug të Kosovës priten reshje të më të dendura, por reshjet nuk do të zgjasin shumë.

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu në mëngjes dhe eventualisht edhe paradite. Në malet e larta priten reshje bore. Gjatë ditës reshjet ndalen dhe pritet kthjellim i motit, megjithatë mbesin vranësira lokale. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 15 gradë celsius.

banner

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna sjellë vranësira dhe reshje e rrebeshe kalimtare shiu të cilat nuk do të zgjasin shumë. Gjatë ditës largim i vranësirave dhe priten intervale kohore me diell dhe stabilizim gradual i motit.

Nga e mërkura na pret mot më i ngrohtë dhe me shumë intervale kohore me diell. Temperaturat maksimale do të shënojnë rritje dhe do të fillojnë të fryjnë erëra kryesisht nga jugu. /MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy