Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren

by Nexhat

Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren, me iniciativë të kryetarit Mirsad Çollaku, ka propozuar Komunës së Prizrenit dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, realizimin e një portreti mural kushtuar kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Sipas propozueseve, ky mural do të vendoset në qendër të qytetit, duke u bërë një simbol i krenarisë lokale dhe një frymëzim për të rinjtë.

banner

Vedat Muriqi, i lindur në Prizren, është shembull i suksesit të arritur përmes përkushtimit dhe punës së palodhur. Ai ka përfaqësuar me dinjitet Kosovën në arenat ndërkombëtare dhe ka bërë krenar qytetin e tij.

“Një mural për Vedatin nuk është vetëm nder për të si individ, por edhe një mesazh për të rinjtë tanë që ëndrrat janë të arritshme”, thuhet në propozim.

Lidhja Rajonale e Futbollit shpreson që Komuna dhe DKRS-ta të bashkëpunojnë për të zgjedhur një vend të përshtatshëm në qendër të qytetit, ku mural të realizohet dhe të prezantohet për publikun në të ardhmen e afërt

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy