Uldedaj: Ky titull është për të gjithë ata që besuan

by Nexhat

Boksieri shqiptar nga Lezha, Jurgen Uldedaj, ka falënderuar njerëzit që e kanë mbështetur në çdo hap të rrugëtimit drejt titullit kampion bote. 

Boksieri shqiptar ka shkruar historinë në Londër, duke u shpallur kampion bote në peshën “Cruiserweight” (deri në 90 kg) të versionit IBO, pas një fitore ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum. Në një përballje të fortë dhe të luftuar deri në fund, të zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, Uldedaj e ka dominuar përballjen dhe ka siguruar triumfin me vendim unanim të gjyqtarëve (120-108, 118-110, 119-109), duke u bërë kështu shqiptari i parë që fiton një titull bote në këtë kategori.

banner

“Ky titull IBO World Cruiserweight Champion nuk do të ishte i mundur pa njerëzit që më kanë qëndruar pranë çdo ditë: në punë, në betejë dhe në çdo moment të rrugëtimit tim.
Sepp Maurer, njeriu që ka ndërtuar themelin e forcës sime. Falë përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm në stërvitje, disiplinës dhe profesionalizmit që sjell nga përvoja e tij gjermane, kam arritur formën më të mirë të karrierës sime”, ka shkruar ai në Facebook.  “Don Charles, një strateg i madh, një mentor dhe një udhëheqës që di si të nxjerrë kampionin brenda çdo boksieri. Me përvojën e tij të gjatë me kampionë si Derek Chisora dhe Daniel Dubois, ai më ka mësuar të mendoj si kampion dhe të besoj në veten time deri në fund. Faleminderit për çdo këshillë, për çdo moment motivimi dhe për gjithë besimin që më ke dhënë”. 

Uldedaj gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për trajnerët ndihmës, fizioterapistin, ekipin e kondicionit dhe nutricionit, si dhe për të gjithë ata që punojnë pas skenës, duke theksuar se “secili prej tyre ka dhënë një pjesë të vetën në këtë fitore”.

Ai e ka mbyllur mesazhin duke theksuar se ky është vetëm fillimi. “Ky titull është për ne, dhe për gjithë ata që besuan se një shqiptar mund të ngjitet në majë të botës”, ka shkruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy