Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, xhaxhai e nipi akuzohen për vrasje në bashkëpunim

by Nexhat

Elvis Shkambi, Gjon Shkambi dhe Banush Koxhaj, janë lënë në qeli nga gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Tiranë.

Roja i sigurisë Banush Koxhaj akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa xhaxhai dhe nipi Shkambi akuzohen për vrasjen e gjyqtarit.

banner

NJOFTIM PËR MEDIA

Në gjykatën e Apelit, sot u gjykua çështja penale (masë sigurimi) që i përket ngjarjes së ndodhur me datë 06.10.2025, rreth orës 15:40, ku në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K dhe shtetasve R. K dhe E. K, atë e bir (pala tjetër në proces). Si pasojë ka humbur jetën gjyqtari A. K dhe janë plagosur shtetasit R. K dhe E. K.

Mbi kërkesën e Prokurorisë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:

– personit nën hetim me iniciale E. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”,  parashikuar nga nenet 79/a, 79 germa “ç”, 25, 22  dhe 278/1 të Kodit Penal.

 – personit nën hetim me iniciale Gj. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 germa “ç”, 25, 22 i Kodit Penal.

-personit nën hetim me iniciale B. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2774 Regj, datë 09.10.2025, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

2. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim E. Sh.

3. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim E. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

4. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim Gj. Sh.

5. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim Gj. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

6. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim B. K.

7. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim B. K, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

8. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personat nën hetim me iniciale Gj. Sh dhe B.K, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.10.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Genti Shala, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr .2774 Regj, datë 09.10.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy