Atalanta nuk ka arritur të rikthehet te fitorja, duke barazuar 1:1 ndaj Milan në “Gewiss Stadium”, në kuadër të Serie A.
Ky ka qenë barazimi i pestë radhazi për skuadrën e Ivan Juric, që mbetet e pamposhtur në kampionat me dy fitore dhe shtatë barazime.
Mysafirët e kanë nisur ndeshjen më mirë, duke kaluar herët në epërsi në minutën e katërt me një gol të Samuele Ricci, pas një topi të devijuar nga Ederson.
Megjithatë, Atalanta ka reaguar menjëherë dhe ka krijuar disa raste të mira me Zappacosta dhe Ahanori, por pa sukses.
Goli i barazimit ka ardhur në fund të pjesës së parë kur Ademola Lookman ka shënuar me një goditje të fortë me të majtën, pas një pasimi të saktë nga Mario Pasalic.
Në pjesën e dytë, Milan ka kërkuar fitoren me hyrjen në lojë të Nkunku dhe Loftus-Cheek, por as përpjekjet e tyre nuk kanë mjaftuar për ta gjetur golin. Portieri Mike Maignan i ka shpëtuar “kuqezinjtë” në fund me një pritje vendimtare ndaj goditjes së Zappacosta.
Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, duke lënë Milan të kënaqur me një pikë në transfertë dhe Atalanta sërish pa fitore në shtëpi.
Në tabelën e Serie A të kryesuar nga Napoli, Milan gjendet në vendin e tretë e Atalanta në vendin e shtatë

