Çitaku: Kurti e propozoi Bashën për t’u tallur, është fyerje për votuesit dhe institucionet e Kosovës

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në ”Click” të RTV21 ka kritikuar mënyrën se si u propozua deputeti Dimal Basha për kryetar të Kuvendit.  

Çitaku tha se propozimi ishte një formë talljeje me qytetarët dhe me institucionet e Republikës së Kosovës, duke theksuar se përgjegjës për gjendjen e rëndë politike në vend është pushteti aktual i udhëhequr nga Albin Kurti.

banner

“Ata janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Kosova sot. Propozimi i Bashës për kryetar të Kuvendit ishte një tallje. Është tallur me votuesit e vet dhe ka fyer edhe atë vetë, edhe institucionin e Republikës së Kosovës. Ne ia dhamë votën vetëm për të zhbllokuar situatën në Kuvend. Basha ka qenë zgjedhje e Kurtit, jo e jona.”, tha Citaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy