Ndonëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti pajtoi me zgjedhjet, megjithatë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në zgjedhje të reja nuk mund të hyhet me probleme të vjetra. Ai e ka bërë të qartë se LDK-ja qysh në fillim e kishte bërë të ditur se nuk bëjnë koalicion me VV-në.
Xhaferi ka kritikuar Kurtin edhe për izolim të shtetit të Kosovës dhe raportin e tij me partnerët ndërkombëtarë e me theks me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Problemi është që kemi pasur zgjedhje më shkurt dhe sa muaj ka kaluar që ne nuk kemi qeveri të re, normalisht që zoti Kurti ka 48 deputetë, është dashur të bëjë një koalicion të thjeshtë me 61 numra për krijimin e qeverisë. Është e paqartë që kur ke 48 deputetë dhe nuk ke një gjendje me zgjedhje numra të thjeshtë për qeveri, atëherë nuk ke një gjendje as me qeverisë. Ky është problemi kryesor i mendësisë politike që karakterizon Kurtin, me këtë problem po ballafaqohemi ne sepse nga qeverisja e tij nuk u kanë mbyllur asnjë krizë me Kosovën, kur nuk patëm qetësi politike por hymë me sanksione dhe kriza të vazhdueshme”, ka deklaruar Xhaferi.
Ai shtoi se Kurti nuk ka arritur të krijojë një koalicion të qëndrueshëm dhe se qasja e tij politike ka izoluar vendin nga aleatët ndërkombëtarë.
“Është zotëri Kurti si politikan, që nuk i përshtatet zotit Biden, Trump, dialogut strategjik pra e humbi dhe dialogun strategjik, nuk i përshtatet as angazhimit nga BE-ja nga miqtë tanë, nuk i përshtatet as shtetit nga Maqedonia, Shqipëria, Presheva e përgjatë gjithë skenës politike. Retorika e tij është izoluese sepse ne nuk po izolojmë Kosovën si opozitë por krejt kjo situatë politike që ka karakterizuar Kurtin gjatë kësaj qeverisjeje është izoluese, ne nuk kemi ecur përpara jemi në regres, pikërisht kjo situatë LDK ka bërë që të mbyllë koalicion me të për shkak të kësaj situate politike, e ne kur më shumë se shtatë muaj tash më jemi në skenë politike dhe ka bërë përçarje të skenës”, shtoi ai.
Ai teksa akuzon Kurtin për qasjen karshi krizave, thotë edhe se Kurti ishte kundër ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Me këtë logjikë kujtoj që Kurti do duhej të udhëhiqej sepse me këtë logjikë nuk hymë në krizë, krijon alternativë për momentin dhe pastaj duhet të hymë me zgjedhje të reja. Sot zgjedhjet e reja prapë prodhojnë krizë, nëse hymë në zgjedhje të reja pa zgjidhur problemet e vjetra, kujtoj që pikërisht ajo që e karakterizon Kurtin është kriza, nuk është ritmi me një frymë unifikim kombëtar që hynë në frymë e krizës pikërisht është kriza që ka krijuar dhe e ngre veten. Kurti kujtoj që është nxënës i Rexhep Qosjes që kur LDK nuk e ka dashur, realisht gjithmonë ka pasur një skenë politikë LDK-ja dy parti të cilat kanë frymëruar një që ka qenë LDK-ja dhe pjesa tjetër që i kanë bashkangjitur zotit Qosja pjesë e ilegalës dhe pjesë që frymëron në logjikën logjik. Kurtin LDK e pengon që ka kohë që është krijuar si politikan, e ka penguar Rugova dhe të gjithë liderët politikë dhe në këtë frymë Kurti do duhej që të lërë mendësinë e vjetër dhe të fillojë me të reja, normalisht është peng i kësaj mendësie dhe besoj nuk mund të reformohet në logjikën e zhvillimit të proceseve përpara. LDK-ja ka qenë e qartë që në fillim e fund që ne nuk bëjmë koalicion me VV-në rruga ka qenë e hapur ka mundur të bëjë koalicion me NISMËN dhe partitë e tjera për qeverinë e Kurtit. Kurti do duhej ta merrte më përgjegjësi e Kosovës sepse e ka izoluar Kosovën dhe kurrë nuk ka qenë në gjendjen më të keqe se sot”, theksoi deputeti.
Ai foli edhe për takimin e fundit të Lumir Abdixhikut me Nismën e Fatmir Limajt, duke theksuar se bashkëpunimi mes partive është i domosdoshëm për të dalë nga tensionet politike në vend.
“Kujtoj që me frymën e bashkëpunimit të partive politike, do të duhej që skena të shikohet kështu, akurijo nuk ka të keqe që me kafe edhe me zotin Kurti, sepse ne duhet ta shohim skenën politike të Kosovës është e tensionuar sepse nuk mund të ndihmojmë në të mirë të madhe të vendit do të duhet të bëhemi bashkë, në këtë logjikë, nëse e shohim siç e sheh Kurti, ne jemi këtu dhe pesë vite të izoluar ashtu siç është edhe mendësia e tij politike”, përfundoi ai.

