Fund i papritur: Klea Huta dhe Elgit Doda i japin fund marrëdhënies shumëvjeçare

by jonzefaj

Showbizi shqiptar është përfshirë sërish nga një lajm që ka tërhequr vëmendjen e publikut: një nga çiftet më të dashura, Klea Huta dhe Elgit Doda, thuhet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare.

Në emisionin “MCN”, gazetari Elton Tozaj deklaroi se dyshja nuk është më bashkë dhe se Elgiti ka nisur një lidhje të re me një vajzë nga Lushnja. Ky zbulim ka ndezur menjëherë rrjetin, duke shkaktuar një valë reagimesh dhe komentesh nga fansat e çiftit.

banner

Ndjekësit kanë vënë re disa detaje që duket se e përforcojnë lajmin e ndarjes. Klea dhe Elgiti kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale, duke mos lënë më asnjë kujtim nga momentet e tyre romantike.

Burime pranë miqve të afërt të tyre tregojnë se kohët e fundit ata nuk janë parë më bashkë në evente publike apo dalje televizive, ndryshe nga më parë kur shfaqeshin gjithmonë si një dyshe e pandashme.

Klea dhe Elgiti kanë qenë prej vitesh një nga çiftet më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar. Ata kanë ndarë shpesh momente të ëmbla në rrjete sociale dhe janë konsideruar si shembull i një marrëdhënieje të fortë, si në jetën private ashtu edhe në aspektin profesional. Por duket se romanca e tyre ka marrë fund, duke lënë pas një ndjenjë zhgënjimi te ndjekësit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy