Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut anë hasur mbetje mortore që dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës.
“Sot, më 28 tetor 2025, qytetarë dhe përgjegjësit e mirëmbajtjes së varrezave, në veri të Mitrovicës, kanë hasur në eshtra (mbetje mortore) që potencialisht mund t’iu përkasin viktimave të luftës.”
Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe në vendin e ngjarjen kanë dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.
“Informacioni është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës. Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje ka dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ekipi ka bërë verifikimin fillestar, dhe pas konstatimit nga eksperti mjeko ligjor, janë ndërmarrë procedurat për tërheqje.”
“Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur shpreh mirënjohje dhe vlerësim të lartë për bashkëpunimin me qytetarët, që me raportimin e tyre kontribuojnë në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. Ky bashkëpunim mbetet thelbësor për zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur.”

