Juliana Nura përfshihet në aksident të frikshëm në Slloveni, rrëfen momentet e tmerrit

by jonzefaj

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka përjetuar momente frike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është përfshirë në një aksident rrugor ndërsa udhëtonte drejt Zvicrës.

Përmes disa videove të publikuara në Instastory, Juli ndau me ndjekësit pamjet e veturës së dëmtuar dhe tregoi se përplasja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, në Slloveni, duke e përshkruar si “një ndeshje goxha fatale”.

banner

“Mu ka ba jeta bajat, thash hajt të shkoj në atë dynja tjetër”

Juliana rrëfeu se për një moment kishte menduar më të keqen:

“Mu ka ba jeta bajat, thash hajt të shkoj në atë dynja tjetër… shkova deri nalt te Zoti, po më tha ‘hajt Xhul, si ki renet me ardh pa i shti pitet në treg’.”

Ajo tregoi se pavarësisht përplasjes së fortë, nuk ka pësuar asnjë lëndim, ndërsa vetura, megjithëse e dëmtuar, ende funksionon. E tronditur por e qetë, Juliana u shpreh se ky aksident e ka bërë të mendojë ndryshe për jetën dhe rëndësinë e momenteve të vogla:

“Pas tmerrit të sotëm, premtoj që do të buzëqesh, do të kërcej, do të dëgjoj muzikë,”- tha ajo.

“Njeriu e kupton sa e brishtë është jeta vetëm kur i shikon sytë e vdekjes. Sot, më shumë se kurrë, jam mirënjohëse për çdo frymëmarrje,”- tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy