Konfirmohet arrestimi i Xhemail Nuhiut i dyshuar për vrasjen në Hajvali, MD tregon kur pritet të ekstradohet në Kosovë

by Nexhat

Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar arrestimin e Xhemail Nuhiut, të dyshuar për vrasjen e 11 gushtit në Hajvali, ku mbeti i vrarë Muhamet Matoshi.

Në MD ka thënë se procedura e ekstradimit të Nuhiut do të realizohet sapo vendimi i marrë nga autoritetet britanike bëhet i plotfuqishëm.

banner

MD ka refuzuar të japë detaje tjera.

“Ju njoftojmë se procedura e ekstradimit të personit në fjalë do të realizohet sapo vendimi për ekstradim i marrë nga autoritetet britanike të bëhet i plotfuqishëm. Për shkak të natyrës së rastit dhe procedurave ligjore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Express.

Policia e kishte shpallur person në kërkim Nuhiun më 12 gusht , duke kërkuar nga qytetarët që të japin informacione për vendndodhjen e tij.

Motivi i vrasjes raportohet se ishte një mosmarrëveshje në komunikacion. /GazetaExpress/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy