Messi synon Botërorin 2026: Dua të jem pjesë e këtij eventi të madh

by Nexhat

Leo Messi nuk ka ndërmend të ndalet. Ylli argjentinas ka konfirmuar se synon të marrë pjesë në Kampionatin Botëror 2026, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Në një intervistë për “NBC”, kapiteni i Argjentinës tha se shëndeti do të jetë faktori vendimtar për praninë e tij në turneun më të madh të futbollit.

banner

“Të jesh pjesë e një Botërori është diçka e jashtëzakonshme dhe unë dua që të jem pjesë,” u shpreh Messi.

Nëse gjithçka shkon sipas planeve, Messi do të luajë në Botërorin e gjashtë të karrierës, në moshën 39-vjeçare, duke e bërë atë një nga lojtarët më jetëgjatë në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Sa i përket tërheqjes nga futbolli, duket se ky moment është ende larg. Sulmuesi argjentinas ka rinovuar kontratën me Inter Miami-n deri në vitin 2028, çka nënkupton se mund të vazhdojë të luajë edhe pasi të ketë mbushur 41 vjeç.

Për momentin, Messi mbetet i fokusuar te aventura e tij në MLS dhe te ruajtja e formës për të udhëhequr sërish Argjentinën në rrugën drejt një tjetër trofeu botëror

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy