Pas fitores bindëse në zgjedhjet lokale pa balotazh, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një mesazh politik me tone sfiduese dhe paralajmëruese për zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen në dhjetor.
Në një deklaratë publike, Lladrovci shkruan:
“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë…do të ketë beteja të reja, beteja të cilat do të kenë parime dhe vlera, për sot e për nesër. Do të shkruhet edhe një histori në Dhjetorin që po vije, edhe një fitore!”
Ky mesazh vjen në një kontekst të tensionuar politik, pas vendimit të lidershipit të PDK-së për të mos miratuar kandidaturën e tij për kryetar komune. Si rezultat, Lladrovci garoi me një listë të pavarur dhe arriti të sigurojë fitoren pa balotazh, duke sfiduar strukturat e partisë që dikur e mbështeste.
Me këtë deklaratë, ai jo vetëm që feston suksesin lokal, por edhe paralajmëron ambicie të qarta për zgjedhjet nacionale, duke e pozicionuar veten si figurë politike me mbështetje të gjerë dhe mesazh të drejtpërdrejtë për strukturat partiake.

