SBASHK paralajmëron padi ndaj ministrit Murati për mosfunksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-Social

by engel

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) është në përgatitje të një padie ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për shkak të mosfunksionalizimit të Këshillit Ekonomiko-Social gjatë tri viteve të fundit.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, i cili tha se janë në konsultim me Institutin e Kosovës për Drejtësi për përgatitjen e padisë. “Ata ofrojnë shërbime juridike falas dhe besoj që gjatë kësaj jave do ta kemi gati padinë”, deklaroi ai.

banner

Sipas Ymerit, mungesa e funksionimit të këtij këshilli ka pasur pasoja të ndjeshme për punëtorët në Kosovë, duke i privuar ata nga një mekanizëm i rëndësishëm për dialog social dhe mbrojtje të të drejtave të tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy