Shpërthimi me një të plagosur në Shkodër, policia: Tritoli ishte vendosur në makinë

by Nexhat

Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me shpërthimin me tritol në Shkodër ku mbeti i plagosur 38-vjeçari, Enea Busukja. Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 11:35 në lagjen “Ndoc Mazi.

Shpërthimi mësohet se ka ndodhur kur 38-vjeçari ka ndezur mjetin e tij. Busukja ka marrë plagë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve

banner

“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve,” njofton policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy